“Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?” – Luka 22:27
Bota nderon pasurinë, pushtetin, talentin dhe famën. Dhe ndonjëherë e konsideron shërbimin si poshtërues. Por Jezusi përdori një matës tjetër kur Ai i pyeti dishepujt: ‘Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?’. Më pas, Ai iu përgjigj pyetjes duke thënë: ‘E, pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben’. Pali tha se Jezusi
‘Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori’ Filipianëve 2:7.
Që të jesh një shërbëtor, ti duhet ta zbrasësh veten nga pasja e vetes në qendër dhe kjo kërkon që ti të vdesësh për veten.
Si të krishterë, neve na pëlqen që ta quajmë veten shërbëtorë, por si reagojmë kur na trajtojnë si të tillë? Në dhomën e sipërme dishepujt po kërkonin për një vend ku të uleshin që binte në sy, por Jezusi po kërkonte për një vend ku të shërbente! Ndërsa ata prisnin që t’u shërbehej, Ai mori një legen dhe ua lau këmbët e tyre të pista e me kallo. A mund ta imagjinosh se si u ndjenë ata? Bota e bazon rëndësinë tek numri i njerëzve që po të shërbejnë ty, por Perëndia është më shumë i interesuar në numrin e njerëzve që ti po u shërben. Ai i nderon ata që shërbejnë me vetëmohim, pa u ankuar apo kërkuar mirënjohje.
E vërteta është, se duhet më shumë karakter për t’u shërbyer të tjerëve se sa të qëndrosh i ulur duke pritur që të të shërbejnë.
Prandaj, ja ku vjen dhe pyetja: a je duke qëndruar më shumë ‘ulur’ apo je duke ‘shërbyer’ në këtë kohë? Nëse po, është koha që t’i kërkosh Perëndisë për një frymë jo egoiste dhe një zemër shërbëtori dhe të fillosh të kërkosh për mundësi që të shërbesh kudo ku Ai të ka vendosur. Pse? Sepse Jezusi jetoi që të shërbente dhe Fjala e Tij për ty është: ‘Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti’
Gjoni 15:20 .